MENU
klinika

Reagimi

Blerja e dronëve turq, KFOR: S’përdoren dot pa lejen tonë

17.07.2023 - 20:36

Misioni i NATO-s në Kosovë ka reaguar pas blerjes së dronëve Bayraktar TB-2 nga Turqia. Përmes një deklarate për mediat, KFOR thotë se misioni ka autoritetin kryesor për hapësirën ajrore mbi Kosovë.

KFOR thotë se pret që institucionet në Kosovë të sigurojnë koordinim dhe të respektojnë procedurat ekzistuese.

“Hapësira e sipërme ajrore e Kosovës mund të përdoret vetëm për të fluturuar mbi Kosovën nga një vend në tjetrin përmes fluturimeve komerciale; hapësira e poshtme ajrore mund të përdoret për nevoja specifike, rast pas rasti dhe sipas autorizimit të mëparshëm nga komandanti i KFOR-it.

Presim që institucionet në Kosovë të sigurojnë koordinim dhe të respektojnë procedurat ekzistuese”, thuhet në deklaratën e KFOR.

Ditën e djeshme, kryeministri i Kosovës Albin Kurti konfirmoi blerjen e dronëve Bayraktar TB-2 nga Turqia, duke thënë se do të përdoren për të rritur sigurinë në Kosovë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"S’dihet për çfarë do të përdoren"

Reuters: Kosova blen dronë mes trazirave në veri

"Tash më e sigurtë"

Kosova blen dronë Bayraktar

Pas furnizimit me dronët Bayraktar

Kosova e Turqia arrijnë dy marrëveshje ushtarake