MENU
klinika

Njoftimi i kryeministrit

Kurti ekspozon dronët turk: Kosova tani edhe më e sigurt

16.07.2023 - 16:29

Kryeministri kosovar, Albin Kurti ka ekspozuar dronët “Bayraktar TB-2” të blerë nga Turqia.

Ai ka njoftuar se dronët “Bayraktar” i janë shtuar arsenalit të Forcave të Ushtrisë së Kosovës, të cilët tashmë janë trajnuar për përdorimin e tyre. Në dy vjet nën qeverisjen e Kurtit, Kosova ka shtuar mbi 80% numrin e ushtarëve dhe mbi 100% buxhetin për ushtrinë, sipas kryeministrit.

Kreu i qeverisë kosovare dhe gjenerali Bashkim Jashari bashkë me Ministrin e Mbrojtjes Armend Mehaj kanë përgëzuar oficerët pr trajnmit në navigimin e dronëve të teknologjisë së fundit.

“Arsenalit të ushtrisë sonë i kemi shtuar edhe dronë Bayraktar TB-2 të cilët i kemi blerë si Qeveri nga Turqia! Në dy vjet qeverisje e kemi shtuar për mbi 80% numrin e ushtarëve dhe mbi 100% buxhetin për ushtrinë. Kosova tash është edhe më e sigurt përveçse gjithnjë krenare! Me Komandantin e FSK-së gjenerallejtnant Bashkim Jashari dhe Ministrin e Mbrojtjes Armend Mehaj përgëzuam oficerët që e kanë kryer trajnimin për përdorimin e dronëve”, shkroi Kurti.

© Credits facebook.com/albini2017