MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë është dieta FMD që vonon plakjen?

14.07.2023 - 08:50

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Çfarë është dieta FMD që vonon plakjen?

Mjeku: Dieta FMD është krijuar nga doktor Valter Longo, drejtor i Longevity Insitute në Universitetin e Kalifornisë. Projekti i tij ishte të përcaktonte një regjim ushqimor që krijonte mundësinë e djegies së yndyrnave të trupit, ngadalësimin e plakjes dhe përmirësimin e shëndetit dhe qelizave të pankreasit.

SI FUNKSIONON?

Bazohet në një regjim gjysmë-agjërimi të me një kohëzgjatje pesë ditë në muaj. Në periudhën e mbetur jemi të lirë të hamë nga të gjitha nga pak, por me moderim. Ndërsa pesë ditët janë të organizuara në këtë mënyrë:

Dita e parë ka 1100 kalori të shpërndara gjatë gjithë ditës.
Nga dita e dytë deri në të pestën konsumi mbahet në 800 kalori ditore.

FMD merr shumë vëmendje për cilësinë e mikro dhe makroushqyesve më shumë se kalorive. Këto janë vetëm një ppikë referimi për të organizuar vaktet. Në vija të përgjithshme, shpërndarja e makro-nutrientëve është kjo:
34% karbohidrate.
10% proteina të mira.
56% yndyra në ditën e parë dhe 44% në ditët e tjera.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN