MENU
klinika

Për çfarë akuzohet

Cisterna e ujit zuri poshtë punonjësin, arrestohet shoferi i kamionit

23.07.2023 - 10:26

Policia e Skraparit ka arrestuar shoferin e kamionit, pas vdekjes së 60-vjeçarit turk Osman Akçay i cili humbi jetë në një kantier ku nxirren pllaka mermeri, teksa ishte duke punuar.

Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale A. B., 45 vjeç, shofer i firmës së përpunimit të mermerit në fshatin Zaloshnje.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Skrapar arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin A. B., 45 vjeç, banues në Çorovodë, Skrapar, me detyrë shofer kamioni, pranë një firme të përpunimit të mermerit në fshatin Zaloshnje, Skrapar.

Kjo, pasi mbrëmjen e djeshme duke transportuar uji me një cisterno të cilën e kishte vendosur në karrocerinë e kamionit që drejtonte, cisterna ka rrëshqitur nga karroceria dhe ka përplasur shtetasin O.A., 60 vjeç, (shtetas turk), i cili ka ndërruar jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.