MENU
klinika

“Nuk i kam borxh askujt ta paguaj me lirinë time”

Deklarata e Lefter Kokës: Po kthehemi në procese të stisura si në komunizëm

06.07.2023 - 15:57

Ish-Ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka dalë para GJKKO-së paraditen e sotme, ku në deklaratën e tij pas akuzave për inceneratorët, është shprehur se prokuroria nuk e ka marrë asnjëherë në pyetje por është bazuar vetëm në kallëzimin e partisë së LSI, para 2 vitesh.

Koka është shprehur se procesi për akuzat e tij është i manipuluar dhe se prokuroria ka devijuar hetimet, por thekson se herët a vonë e vërteta do të dalë.

Deklarata e plotë:

1-Një e vërtetë e thënë përgjysmë është e pavërtetë. Prokuroria u bazua tek kallëzimi LSI dhe për 2 vite nuk më mori në pyetje asnjëherë.

2-Unë si ministër, Sekretari përgjithshëm dhe Komisioni kemi zbatuar me përpikëri ligjin. Bëmë punën më të mirë dhe shërbyem me devotshmëri.

3-Eshtë kohë e vështirë që kërkon burra e burrni, unë si kam borxh askujt ta paguaj me lirinë time!

4-Akuza e prokurorisë është idiote! Kam hyrë në politikë si biznesmen dhe s`më bëri politika biznesmen.

5-Po kthehemi 45 vite para në proceset e stisura të sistemit komunist. Është një alarm jo vetëm për mua por për të gjithë shoqërinë.

6-Ky proces është i manipuluar fund e krye, besoj se e vërteta do të triumfoj.

7-Nuk ekziston asnjë kontakt ose njohje me pronarët e inceneratorëve, ato nuk i solla unë por erdhën si propozim nga bota e biznesit.

8-Prokurori devijoi hetimet dhe fraksionojë dosjen për të mos zbuluar të vërtetën. Drejtësia më herët sesa vonë do të dalë.

9-Intriga e këtij procesi dashakeqës do të dalë dhe uroj të shërbejë për konsolidimin e mëtejshëm të reformës në drejtësi.

10- Prokurori fshehu 40 fashikuj hetimor ku gjenden provat për pafajësinë time. Më janë vënë në dispozicion nga gjykata 1 javë më parë.

11-Akuza pësoi mutacione për ti qëndruar besnike kallëzimit të LSI. Kurrë nuk i kam futur dorën në xhep

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Avokati: Ka qenë jashtë shtetit kur janë bërë negociatat

SPAK kërkon 10 vite burg për Lefter Kokën