MENU
klinika

Emocionohet Luizi!

Dhuratë speciale nga nga fansi i ‘çmendur’ në Angli

07.07.2023 - 12:26

Këngëtari i njohur shqiptar, Luiz Ejlli ishte një ndër banorët e “BBV” i cili me lojën dhe gallatat e tij arriti që të bëjë për vete një publik të gjerë.

Gjatë qëndrimit në këtë reality show artisti u njoh dhe krijoi një romancë me Kiara Titon të cilën këtë lidhje çifti e kurorëzuan me martesë në natën finale të këtij spektakli ku ai u shpall edhe fitues.

Mirëpo edhe pas daljes nga “BBV”, këngëtari shkodran u përkrah nga ndjekësit e tij, të cilët shpesh herë i bëjnë atij dhurata në koncertet që ai performon këngët e tij.

Ndonëse është shumë i angazhuar me projektet e reja në muzikë dhe në xhirimet e filmit më të ri “Në kuadër të dashurisë”, ku Luizi së bashku me Olta Gixhari janë protagonistët kryesorë, këngëtari nuk i lën pas dore as fansat e tij pasi shpesh herë ndan me ta momente nga përditshmëria e tij.

Së fundmi fituesi i “BBV 1” ka marrë një dhuratë speciale nga fansi i tij i ‘çmendur’ nga Anglia dhe lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në InstaStory.

Fansi i ‘zjarrtë‘ i ka bërë dhuratë atij një shqiponjë dykrenare ku në të ishte vendosur një foto e Luizit dhe Kiarës në ditën e tyre më të veçantë atë të martesës.

Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që ai merr dhuarata nga fansat e tij të ‘zjarrtë’, pasi edhe gjatë qëndrimit në “BBV” Luizi shpesh herë është surprizuar me dron nga ndjekësit e tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Habit motra e Tea Trifonit

“Luizi nuk e pëlqen Kiarën”


Nga aktore e njohur në Shqipëri, në parukiere në SHBA

Si ka ndryshuar jeta e Pranvera Lumanit (Veizit)

“U arrestova pasi u përplasa me priftin”

Roberti flet për eksperiencen e tij në Greqi

Heidi Baçi “thyen” Romeo Veshajn, fansat rikthehen tek Egla Ceno!

Pak ditë larg finales, çfarë ndodhi në “Instagram”-in e banorëve të BBV