MENU
klinika

Do shkonin të punonin në Greqi

Kush janë dy të rinjtë nga Kukësi që humbën jetën në aksident

19.07.2023 - 12:09

Pesë shqiptarë, mes tyre një 19- vjeçar dhe një 15-vjeçar (djem xhaxhai) mbetën viktima në aksidentin e frikshëm që ndodhi pasditen e së martës, 18 korrik, në unazën e Edesë në Greqi.

Aksidenti rrugor ndodhi në kilometrin e 87-të të rrugës nacionale Follorinë-Selanik, kur makina me targa  “AA 989 MU”  në të cilën ndodheshin pesë shqiptarët, u përplas “kokë më kokë”  me një kamion.

Viktima mbetën Besim Muçaj, 55 vjeç, nga Kukësi, me banim në Durrës (shoferi), Ilir Daci, 50 vjeç nga Preza me banim në Tiranës, Gazmen Brahaj.47 vjeç me banim në Durrës, Ergin Peposhi, 19 vjeç, nga Kukësi, me banim në Tiranë dhe Ardit Peposhi, 16 vjeç, nga Kukësi, me banim në Tiranë.

Në fotot që shihni më poshtë janë dy të rinjtë, Ergin Peposhi dhe Ardit Peposhi. Dy kushërinjtë ishin nisur për të punuar në Greqi si punonjë sezonalë, tek babai i Erginit.

Viktima Ardit Peposhi © Credits Foto e marre nga profili ne Facebook
Ergin Peposhi foto e marre nga Facebook

Mediat greke ditën e djeshme shkruan se menjëherë pas aksidentit në vendin e ngjarjes shkuan zjarrfikësit bashke me ekipet mjekësore dhe bënë të gjitha përpjakjet për të shpëtuar pasagjerët, mirëpo fatkeqësisht ata kishin ndërruar jetë.

Mercedesi E Class me të cilin ata udhëtonin nga Unaza e Edessës ka dalë nga korsia dhe është futur në sensin e kundërt të lëvizjes, ku është përplasur “kokë më kokë” me një kamion. Edhe nga foto shihet se makina me të cilën udhëtonin shqiptarët është bërë “copa”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi