MENU
klinika

"Nuk na ka shkuar në mendje"

Do të bashkëpunojnë me Luizin? PM dhe Dagz e thonë troç

12.07.2023 - 14:12

PM dhe Dj Dagz kanë dhënë së fundmi një intervistë për emisionin “Pushime on Top”, ku kanë zbuluar detaje nga jeta e tyre private por edhe nga projektet më të reja që do të sjellin në verë.

Të pyetur nga Lei Kraja nëse do të bëjnë një bashkëpunim me Luiz Ejllin, PM dhe Dagz u treguan shumë të sinqertë dhe thanë ‘se nuk e kishin menduar’.

Pastaj Dj Dagz shtoi se bashkëpunimet ai dhe Dj Pm i bëjnë pasi të kenë krijuar shoqëri me njerëzit.

Pjesë nga intervista:

Lei: Më thoni për bashkëpunimet e tjera që do keni. Unë e di një, me Bardhin më duket.

Dagz: Është duke u punuar, nuk ka përfunduar akoma. Me thënë të drejtën kemi qenë vetëm ne të dy në studio, kemi punuar 1-2 orë, kemi bërë një refren, Bardhi është super talent, bashkë me producentin e tij. Ende nuk ka një gjë definitive se kur ka me dalë. Sezoni po fillon dhe është e vështirë me u bë të gjithë bashkë në studio, ne kemi obligimet. Ditën që do ketë kohë dhe mundësi që t’i japim finishin, atëherë do e lancojmë.

Lei: Publiku pyet, me Luizin keni bashkëpunim, se të gjithë duan bashkëpunim me të

PM: Mos me të rrejt nuk e kemi menduar si opsion. Po Luizi mendoj se është shumë i angazhuar me gjërat e tij.

Lei: I zënë është, por tre talente bashkë

PM: Siç është ai i zënë me projektet e tij, ai është edhe duke bërë dhe film e është më i zënë. Ne jemi të zënë me projektet, këngët dhe koncertet tona.

Dagz: Drejtë, nuk na ka shkuar as në mendje. Unë dhe PM nuk e kemi bërë një projekt me thirr dikë në telefon ‘ça po bën, a bëjmë një projekt, jo. Kemi ngrënë një drekë, një darkë dhe kemi bërë muhabet ‘e bëjmë një gjë, hajde e bëjmë një gjë’. Fillimisht kemi krijuar shoqëri me njerëzit pastaj ka ardhur projekti. Asnjë këngë nuk e kemi me njerëz që nuk i kemi shokë. Jo shokë, por që nuk kemi një raport që dalim me ta. Kështu rrjedh zakonisht bashkëpunimi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Edhe me armikun nuk do ishte sjellë kështu”

Kriset marrëdhënia Einxhel-Dj Dagz

Pas daljes nga “Big Brother VIP”

PM dhe Dagz zbulojnë surprizën për fansat