MENU
klinika

“Hapin e para e hodhi..."

Einxhel zbulon për herë të parë arsyen e zënkës me Beniadën!

24.07.2023 - 11:16

Dy shoqet e ngushta në “BBV1” Einxhel Shkira dhe Beniada Nishani, pas përfundimit të spektaklit i ndanë rrugët me njëra-tjetrën. Kjo ngjalli shumë kureshtje tek publiku, pasi ato ishin mjaft të afërta brenda në shtëpi.

Pas një kohe që nuk flisnin me njëra-tjetrën, vajzat tashmë janë sërish shoqe, ndërsa Einxhel në një intervistë për “Prive” ka zbuluar për herë të parë arsyen pse u zunë me Benin.

“Hapin e para e hodhi Beniada.Unë jam një natyrë që fal. Por kur mërzitem me njerëzit që dua shumë e kam të vështirë të rikthehem, e mbaj distancimin. Por, Beniada ka insistuar jashtë mase shumë sepse ndarja jonë nuk ka ardhur prej meje ose saj, ka ardhur sepse unë u mërzita nga komentet që mamaja e saj kishte bërë kur unë kam qenë në “BBV”.

Dhe sigurisht më ngeli hatri dhe kam pritur që në fillim t’më kontaktonte të më thonte “Ej e di çfarë ka bërë mami po varja”. Nuk ndodhi, ndodhi më vonë. Jemi shumë mirë, aty ku e kishim lënë,”-tha Einxhel.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Njëri nga çunat do të shkojë”

Banorët diskutojnë për finalen e madhe

“Beniadës i ka mbaruar ‘parfumi’”

Banorët diskutojnë nominimet