MENU
klinika

“Kështu duken zyrat tona qendrore sonte”

Elon Musk prezanton logon e re të Twitter

24.07.2023 - 10:44

Të dielën kishte raportime se Elon Musk do ta ndryshojë logon e Twitter dhe ky ndryshim do të thoshte se “zogu” i famshëm i Twitter, do të largohej.

Dhe përmes një tweet-i në profilin e tij, Musk e zbuloi logon e re.

“Kështu duken zyrat tona qendrore sonte”, shkroi drejtori ekzekutiv i kompanisë, duke bashkangjitur edhe një foto.

Logo e re është shkronja “X”, një shkronjë kjo pas së cilës Musk duket se është i apasionuar.


Tutje kjo logo duket gjithashtu se ndërlidhet edhe me kompaninë tjetër të tij të ndërtimit të raketave hapësinore, Space X.

Ky ndryshim vije pasi njeriu më i pasur në botë e kaloi fundjavën duke paralajmëruar një ribrendim të platformës së rrjeteve sociale të cilën ai e kishte blerë në tetorin e vitit të kaluar për 44 miliardë dollarë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zogu i kaltër i përket të kaluarës

Elon Musk ndryshon logon e Twitter