MENU
klinika

Ja sa persona kanë hyrë në vend orët e fundit

Emigrantët kthehen për pushimet, radhë të gjata në Kakavijë

19.07.2023 - 09:27

Radhë të gjata janë krijuar mëngjesin e kësaj të mërkure në pikën kufitare të Kakavijës për hyrjen në Shqipëri.

Duhet se emigrantët, po kthehen në vend për të shijuar pushimet verore, por radhët kilometrik po ua bën të vështirë hyrjen në vend.

Për më shumë se dy orësh makinat po qëndrojnë në doganë dhe shkak i fluksit është bërë puna nga pala greke, të cilët punojnë me një sportel.

Gjatë orëve të fundit raportohet se 3000 persona kanë dalë nga vendi, ndërsa 3500 kanë hyrë në Shqiëpri.