Këngëtarja e njohur shqiptare, Eni Koçi sot feston 27-vjetorin e lindjes.
Mirëpo ndryshe nga 26 vitet e kaluar, kjo është ditëlindja më e bukur dhe më e veçantë e këngëtares, pasi për herë të parë ajo po e feston si nënë.
Ditën e sotme Eni ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa foto, ku duket artistja e plotësuar me familjen e saj të vogël.
“Sot festoj ditëlindjen më të bukur e më të veçantë. Festoj ditëlindjen time të parë me Adean në krah. Më e plotësuar dhe më e lumtur se kurrë. Vitet kalojnë shpejt dhe njeriu kupton që gjëja më e shtrenjtë në botë dhe që nuk ka çmim, është familja. Happy birthday to me #27”, ka shkruar Eni.
Kujtojmë që disa vite më parë këngëtarja dhe Genc Prelvukaj në fshehtësi e kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë dhe mesa duket dyshja janë shumë të lumtur krah njëri-tjetrit.