MENU
klinika

Nuk ka më dyshime

Era Istrefi konfirmon lidhjen me futbollistin shqiptar

04.07.2023 - 10:19

Pas shumë muajsh dyshime dhe aludime në shtypin rozë, Amir Rrahmani dhe Era Istrefi më në fund kanë vendosur të dalin hapur me lidhjen e tyre. Kapiteni i Kosovës, përflitej prej kohësh se shoqërohej me këngëtaren e njohur kosovare.

Por deri më tani, nuk kishte sinjale të qarta se të dy ishin bashkë, ndonëse ajo shfaqej vazhdimisht në stadiumin e Napolit për të ndjekur ndeshjet e mbrojtësit.

Këtë fundjavë, “provat” i kanë publikuar të dy në rrjetet sociale, teksa kanë postuar foto nga Çmimi i Madh i Austrisë në Formula 1. Rrahmani dhe këngëtarja kanë pozuar bashkë në bokset e skuderisë Ferrari, duke bërë të qartë se nuk ishte një vizitë rastësore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Revoltohet ish-bashkëshorti i këngëtares

“Unë jam pianist, jo Roberti i Norës!”

Robert Berisha uron të bijën për ditëlindje

“Ti je dashuria e mamit dhe babit”