16.07.2023 - 11:29
Ditën e sotme vëllai i Kiara Titos, Ryan feston 12-vjetorin e lindjes. Ai është uruar në mesnatë nga motra e tij, e cila ka postuar disa foto në Instagram, ku shihen pranë tortës me numrin 12.
”Je pjesa më e bukur e jetës time. Jam shumë me fat që të kam vëlla. Të uroj një ditëlindje të paharrueshme”- shkruan Kiara për vëllain e saj.
Mirëpo një urim nuk kishte si të mungonte edhe nga kunati i Rayan, Luizi.
Ai ka ndarë në “Instastory” një foto të tortës ku shkruan: Edhe 100 Ryan Tito.
Kujtojmë se Luizi kanë një raport shumë të mirë bashkë. Vëllai i Kiarës i ka premtuar se do ti qëndrojë pranë gjithmonë.