MENU
klinika

Gjithçka ndryshe pas zgjedhjeve

Ftohje në marrëdhënien Berisha-Meta? Si dy liderët politikë shmangin emrin e njëri-tjetrit

21.07.2023 - 15:01

Sali Berisha dhe Ilir Meta vendosën që të hidhnin mbrapa krahëve akuzat e mëparshme të bëra për njëri-tjetrin dhe të luftonin së bashku Edi Ramën. Takimet e shpeshta dhe deklaratat e bëra së bashku kundër qeverisë Rama ishin në fokus të dy liderëve politikë, deri para zgjedhjeve të 14 Majit, pasi me humbjen e thellë të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet vendore si duket filloi dhe ftohja mes tyre.

Prej kohësh në medie po flitet se ish-kryeministri dhe kryetari i Partisë së Lirisë nuk janë më si më parë, dhe kjo është vënë re qartë edhe në deklaratat e bëra nga të dyja palët ku në mënyrë diplomatie tentojnë të anashkalojnë njëri-tjetrin.

Ditën e djeshme, Ilir Meta në një konferencë për mediat u pyet nga gazetarët se cila do të jetë rruga e Partisë së Lirisë në shtator, me Partinë Demokratike të Sali Berishës apo pa të.

Duke mos përmendur emrin e Berishës, Meta ritheksoi dhe njëherë qëllimin që forca politike që ai drejton ka, e cila është rivendosja e llogaridhënies në vend, teksa më tej tha se do të jenë kudo me aleatët.

“Opozita ka përshkallëzuar aksionin e saj parlamentar. Është e rëndësishme të ketë sinkronizim të fuqishëm të veprimit, aksionti të opozitës në parlament ashtu si ato skandale kaq të rënda padyshim që kërkojnë të gjitha rrugët që qytetarët të shprehin revoltën e tyre pakënaqësinë e tyre dhe të mbrojnë të ardhmen e tyre. Ne jemi në një bashkëpunim shumë kontrituiv me PD në të gjitha nivelet dhe do vazhdojmë.

Rruga e Partisë së Lirisë është e pakthyeshnme për rivendosjen e llogaridhënies në këtë vend. Ne do të jemi kudo me të gjithë aleatët e shqiptarëve për rikthimin e llogaridhënies në këtë vend”, tha Meta.

Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe Sali Berisha në konferencën e ditës së sotme. I pyetur nëse rruga e Partisë Demokratike do të jetë e përbashkët me atë të Partisë së Lirisë apo e ndarë, ish-kryeministri tha se do të ketë një aleancë të fuqishme, mirëpo s’përmendi kreun e PL-së.

Pyetjes “Pa apo me Ilir Metën ? Berisha iu përgjigj: Pse do të caktoj unë kryetarin e Partisë së Lirisë? Sigurisht me krytarin.

Sali Berisha dhe Ilir Meta shtrënguan duart më 28 tetor të vitit të kaluar. Ata firmosën marrëveshjen e koalicionit për zgjedhjet vendore të 2023, të cilat u mbajtën më 14 maj, dhe e cilësuan asoj kohe këtë marrëveshje si fundin e regjimit hajdut të kryeministrit Rama.

Ish-kryeministri e cilësoi firmosjen e marëveshjes si “ditën e ekzekutimit politik” Edi Ramës dhe Erion Veliaj