MENU
klinika

Kur do mbahet

Gazment Bardhi mbledh Këshillin Kombëtar!

25.07.2023 - 12:32

Gazment Bardhi ka mbledhur Këshillin Kombëtar pasi 7 deputetë i kërkuan anulimin e zgjedhjeve për kreun e PD-së.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike do mbajë mbledhjen të enjten (datë 27 Korrik 2023) ora 19.00.

Mbledhja e Këshillit Kombëtar parashikohet të zhvillohet online dhe për organizimin e saj Gazment Bardhi ka ngarkuar Sekretariatin e Këshillit Kombëtar.

Dokumenti

VENDIM PËR THIRRJEN E MBLEDHJES SË KËSHILLIT KOMBËTAR TË PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË

Në mbështetje të nenit 46, pika 4 e Statutit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, ku përcaktohet se: “Në mungesë të këtij autorizimi, duke përfshirë rastet e dorëheqjes nga detyra të Kryetarit, Sekretari i Përgjithshëm mbledh Këshillin Kombëtar, i cili komandon Nënkryetarin që do të drejtojë Partinë deri në rikthimin e Kryetarit në detyrë apo zgjedhjen e Kryetarit të ri, si dhe vendimit nr. 2, datë 15.01.2022 të Këshillit Kombëtar,

VENDOSA:

1. Thirrjen e mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, ditën e enjte, datë 27 Korrik 2023, ora 19.00, me këtë rend dite: “Shqyrtimi i dorëheqjes së Nënkryetarit të Partisë nga drejtimi i Partisë dhe diskutime/vendimmarrje për zbatimin e nenit 46, pika 4 të Statutit të PD”.

2. Mbledhja do të zhvillohet online, sipas rregullave të përcaktuara në pikën 7, të nenit 9 të vendimit nr. 2, datë 15.01.2022 “Për miratimin e Rregullores së Brendshme “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike të Shqipërisë”.

3. Njoftimi për mbledhjen komunikohet anëtarëve verbalisht dhe publikohet në media, sipas rregullave të përcaktuara në pikën 4, të nenit 5 të vendimit nr. 2, datë 15.01.2022 “Për miratimin e Rregullores së Brendshme “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike të Shqipërisë”.

4. Ngarkohet Sekretariati i Këshillit, miratuar me vendimin nr. 6, datë 15.01.2022 të Këshillit Kombëtar, për mbajtjen e protokollit të mbledhjes, regjistrimin e anëtarëve, për organizimin e operacioneve të votimit dhe dokumentimin e vendimmarrjes.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

SEKRETARI I PËRGJITHSHËM GAZMENT BARDHI

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Gjana: S’do lejohen të votojnë ata që...

Gara për kreun e PD-së/ Kur do shpërndahen materialet e votimit