MENU
klinika

Plani sekret ushtarak

Gjermania dhe NATO po përgatiten zyrtarisht për një luftë tjetër botërore

06.07.2023 - 16:15

Bota po përgatitet zyrtarisht për një luftë botërore dhe këtë e dëshmojnë faktet dhe ngjarjet në nivel ushtarak dhe diplomatik. Gazetarët dhe ekspertët kanë paralajmëruar se bota ka hyrë në një periudhë të re të luftës së ftohtë dhe rreziku i një luftë të re botërore është më pranë se kurrë. Gjithashtu këtu përmendet dhe lajmi se udhëheqësit e vendeve anëtare, pritet të miratojnë një plan ushtarak sekret, mijëra faqe, duke detajuar për herë të parë që nga Lufta e Ftohtë se si do të vepronte ushtria e NATO-s në rast të një sulmi nga një fuqi e fuqishme ushtarake dhe aleatët e saj, nga Rusia apo Kina për shembull. Por ajo qw paralajmëron se priten kohë të frikshme është lëvizja e Berlinit. Shpenzimet e mbrojtjes së Gjermanisë do të arrijnë nivele rekord vitin e ardhshëm. Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius do të ketë në dispozicion 51.8 miliardë euro në vitin 2024, 1.7 miliardë më shumë se këtë vit. Nëse kësaj shume i shtohen 19.2 miliardë euro nga një fond special që u krijua pasi Rusia sulmoi Ukrainën në fund të shkurtit 2022, Gjermania do të shpenzojë 71 miliardë euro për mbrojtjen vitin e ardhshëm.

Blindohet Gjermania
Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) u kërkon anëtarëve të saj të lënë mënjanë të paktën dy për qind të PBB-së së tyre për mbrojtje në baza vjetore dhe Gjermania do ta përmbushë këtë qëllim ose pritshmëri vitin e ardhshëm. Kryeministri i Republikës Federale të Gjermanisë, Olaf Scholz dhe koalicioni qeverisës kanë vendosur që në buxhetin e vitit të ardhshëm t’i japin prioritet mbrojtjes. Në të njëjtën kohë, ministrive të tjera u tha se duhet të “shtrëngojnë rripin” sepse në vitin 2024 nuk do të mund të merrnin kredi të reja. Dispozita kushtetuese që pengonte ministritë të merrnin kredi të reja u pezullua përkohësisht për të riparuar dëmet e shkaktuara nga pandemia e koronavirusit SARS-CoV-2 dhe kriza e energjisë. Ministri gjerman i Financave Christian Lindner , kreu i Partisë Demokratike të Lirë (FDP) përgjegjëse për fiskale, këmbënguli që mekanizmi i përmendur të zbatohej përsëri, gjë që çoi në tensione të marrëdhënieve midis FDP-së dhe Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë, të kryesuar nga kancelari gjerman Olaf Scholz dhe të Gjelbrit të udhëhequr nga Ricardo Lang dhe Omid Nouripour. Lindner thotë se përgjegjësia e tij fiskale do të ndihmojë në zbutjen e ndikimit të inflacionit dhe do të ndihmojë Bankën Qendrore Evropiane që përfundimisht të kthejë rritjen vjetore të çmimeve të konsumit në eurozonë në dy përqindëshin e dëshiruar. Buxheti gjerman për vitin 2024 dhe plani financiar për periudhën 2024-2027 i titulluar “Kthimi në normalitet fiskal” parashikojnë që shuma e kredive të reja që do të merren në nivel federal do të bjerë nga 16.6 miliardë euro në 2024 në 15 miliardë në 2027.

Plani i NATO
Pavarësisht kësaj, Ministria gjermane e Financave tha se buxheti gjerman nga viti 2025 deri në vitin 2027 do të jetë në një deficit prej më shumë se 14 miliardë euro. Lajmi për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes në Gjermani vjen përpara se anëtarët e NATO-s të paraqesin një plan shpenzimesh pak më ambicioz në një takim javën e ardhshme në Vilnius, Lituani. Parashikohet që vendet anëtare të pranojnë të investojnë të paktën dy për qind të PBB-së së tyre në ushtritë e tyre sa më shpejt të jetë e mundur. Megjithatë, disa vende nuk do të jenë në gjendje t’i afrohen këtij qëllimi për ca kohë. Kabineti i Scholz do të finalizojë buxhetin dhe më pas do ta dërgojë në Bundestag, ku parlamentarët do ta rafinojnë më tej. Pritet që buxheti të finalizohet nga mesi i dhjetorit dhe më pas të miratohet. Pra kjo tregon se me luftën e Rusisë në Ukrainë, më e përgjakshmja në Europë që nga viti 1945, por edhe me rrezikun e një lufte si për shembull në Tajvan dhe Oqeanin Indo-Paqësor, Gjermania tani duket se vlerëson se nevojiten përgatitjet për një konflikt me një kundërshtar të fuqishëm.