MENU
klinika

Shkaktoi dëm 234 milionë lekë

GJKKO lë në burg ish-kryebashkiakun Fran Tuci

14.07.2023 - 11:32

Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka caktuar masën e sigurisë për ish-kryebashkiakun e Fushë Arrëzit, Fran Tuci, i cili akuzohet për shpërdorim detyre.

GJKKO ka dhënë masën “arrest me burg” për ish-kryebashkiakun. Po ashtu në burg është lënë edhe Ndoc Marku, kreu i Njësosë Iballë. Në seancën e sotme, Tuci mohoi akuzat.

Kujtojmë që Tuci, u arrestua dy ditë më parë pasi gjatë kohës që ka qenë kryebashkiak ka lejuar, në kundërshtim me të gjithë kuadrin ligjor në fuqi, është hapur një segment i ri rrugor rreth 1.8 km dhe gjerësi rreth 5 m, i cili ka cënuar një sipërfaqe të konsiderueshme të fondit pyjor në pronësi të kësaj Bashkie si edhe ka dëmtuar rëndë terrenin që i përket këtij fondi pyjor.

Dëmi i përllogaritur nga IKMT Shkodër, pas inspektimit të kryer në terren, kap vlerën e konsiderueshme të 234,007,500 lekë, i cili përfshin dëmtimin e terrenit si edhe shpyllëzimin e sipërfaqes se regjistruar pranë ASHK, Drejtoria Vendore Pukë, si pasuri të llojit “Pyll” në pronësi të Bashkisë Fushë Arrëz.