MENU
klinika

BE i përgjigjet thirrjes për ndihmë, dërgon avionë zjarrfikës

Greqia ‘nën pushtetin’ e zjarrit, shkrumbohen me dhjetëra banesa!

18.07.2023 - 17:38

Greqia po përballet me një situatë alarmante, pasi disa zona janë përfshirë nga zjarret që prej mesditës së të hënës.

Mediat greke kanë ndarë pamjet nga vendngjarjet, ku kanë nisur evakuimet e banorëve nga zona pasi flakët kanë përfshirë banesat e tyre në Dervenochoria. Ku për shkak të zjarrit në Dervenochoria, Policia ka ndaluar qarkullimin e mjeteve në pjesët rrugore të zonave Magoula dhe Mandra.

Sakaq është kërkuar ndihmë nga institucionet për të Për shkak të zjarrit në Dervenochoria, Policia ka ndaluar qarkullimin e mjeteve në pjesët rrugore të zonave Magoula dhe Mandra.përballuar situatën ku bëhet me dije se BE ka reaguar menjëherë dhe ka njoftuar se do të dërgojë avionë zjarrfikës.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian Janez Lenarcic tha se katër avionë zjarrfikës Canadair do të dërgohen në vend nga Italia dhe Franca pas aktivizimit të mekanizmit të mbrojtjes civile të bllokut.

Kujtojmë se ditën e djeshme disa zonë në Atika dhe Athinë u përfshinë nga flakët, ku djegur makina dhe shtëpi si dhe kanë mbetur të plagosur tre zjarrfikës.

Flakët kanë rrethuar vendbanimin Nea Zoi Mandras
Ferri në vendbanimin Nea Zoi
Ferri në vendbanimin Nea Zoi
Zjarri ngjitur me vendbanimin Nea Zoi të Mandrës
Përshkrimi i zjarrit në Nea Zoi Mandras nga Frixos Drakontides

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dhjetëra njerëz braktisin shtëpitë e tyre

Greqia në “flakë”! Evakuohen 1200 fëmijë në një kamp veror