MENU
klinika

"Autorët kanë pasur informacione për lëvizjen e..."

Ish-kryeprokurorja: Shënjestër e atentatit ishte Gentian Bejtja

05.07.2023 - 09:38

Ish-kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj, e ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 ka komentuar atentatin që ndodhi në Fushë-Krujë mbrëmjen e djeshme.

Imeraj u shpreh se autorët e vrasjes ishin nisur për Gentjan Bejtjen dhe jo për 29-vjeçarin që mbeti viktimë e atentatit mbrëmjen e kaluar.

Sipas saj goditja e dy fëmijëve në këtë rast tregon se objektivi ka qenë shumë i qartë për atentatorët, aq sa këta të fundit nuk janë menduar për rrethanat dhe personat që shoqëronin objektivin.

Ajo shtoi se autorët kanë pasur informacione për lëvizjen e shënjestrës së tyre, si edhe për zonën, në të cilën sipas saj është e vështirë për t’u orientuar nëse nuk e njeh.

“Autorët ishin nisur për Gentjan Bejtjen. Plumbat ishin drejtuar ndaj tij. Krimi nuk është matur as për të kursyer fëmijët në këtë rast. Goditja e të miturve lidhet me faktin që objektivi ka qenë aq i qartë sa nuk janë menduar ata që e shoqëronin.

Fakti që Bejtja ka pësuar edhe 2 atentate të tjera dëshmon se ky personazh është vendosur në shënjestër. Lëvizja e autorëve është bërë me mjet të vjedhur dhe duke parë gëzhojat në vendngjarje, kjo është një zonë ku nuk mund të kalohet kollaj pa e njohur vendin përreth. Kanë pasur informacion të mëparshëm për lëvizjet e tij”, u shpreh ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Plagosën dy fëmijët e Gentian Bejtjas! Ja gjendja e dy të miturve

Nuk kursyen as fëmijët, detaje nga atentati në Krujë!

Përfshirja e tij në vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj

I vranë kunatin dhe i plagosën djalin, e shkuara e Gentian Bejtjas!