MENU
klinika

Plagosën dy fëmijët e Gentian Bejtjas! Ja gjendja e dy të miturve

Nuk kursyen as fëmijët, detaje nga atentati në Krujë!

04.07.2023 - 10:30

Atentatorët e ngjarjes së rëndë në Krujë s’kanë kursyer as fëmijët e Gentian Bejtjas, teksa qëlluan me breshëri plumbi ndaj dy të miturve dhe dajës së tyre, 29-vjeçari Ramazan Sina.

Si pasojë e të shtënave me armë, humbi jetën 29-vjeçari, ndërsa mbetën të plagosur dy fëmijët.

Mësohet se 13-vjeçari Alvi Bejtja ndodhet në gjendje të rëndë tek Trauma, ndërsa vëllai i tij 10-vjeçar ka marrë dëmtime të lehta.

Dajë e nip u qëlluan pak pas mesnatës së të hënës ( 4 korrik), rreth orës 00:15, sapo kanë mbërritur në banesën e Gentian Bejtjas në fshatin Larushkë të Krujës.

Dyshohet se 3 autorë i kanë ndjekur lëvizjet e tyre dhe në momentin kur dolën nga makina i kanë qëlluar me breshëri plumbash.

29-vjeçari mbeti i vdekur, ndërsa nipi i tij, 13-vjeçari Alvi Bejtja u dërgua në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Dy persona kanë pasur rolin e ekzekutorit, ndërsa tjetri ishte shoferi i automjetin e tip “Wolswagen, që u gjet i djegur në fshatin Tapizë 25 minuta pas ngjarjes.

Makina dyshohet se është vjedhur në Tiranë dhe brenda mjetit të djegur u gjetën 3 kallashnikovë.