MENU
klinika

“Ishim shokë por ndjeja fluturat në stomak”

Rita Ora tregon si u dashurua në Taika Waititin

11.07.2023 - 14:00

Ne ramë të dy me një të parë”. Rita Ora ka treguar për lidhjen e saj të menjëhershme me burrin e saj Taika Waitit. Po ashtu ajo ka folur edhe për një këshillë që ia dha këngëtari Prince para se ai të vdiste

Rita Ora ka qenë shumë e hapur në një intervistë për martesën e saj me Taika Waititi derisa për “Lion Of the Berst”, ajo tha se ishte një “dashuri me shikim të parë”.

Këngëtarja 32 vjeçare po ashtu ka treguar për këshillat e mençura që mori nga legjenda Prince para se ai të vdiste, para se të lidhte një marrëveshje të re me BMG & Master për këngët e saj.
Rita është duke punuar shumë për promovimin e muzikës së saj të re dhe këngës më të re, “Don’t Think Twice”.
Duke folur për burrin e saj Taika (47 vjeç), i cili shfaqet në videon e saj të fundit muzikore, Rita tha se kimia e tyre u pa që në fillim. “Ne ramë të dy me një të parë”.

“Ne jemi lidhur shumë tani me familjet tonë dhe etikën e punës. Ishte sikurse askush nuk ishte në festë, dhe pastaj ishte; ‘Oh Zot, dielli po lind. Çfarë po ndodh?”, tha kosovarja.

“Ne mbetëm shokë të mirë, por unë ndjeja fluturat në stomak – ishte befasi, por ndihesha rehat më të. E sigurt”.

“Është shumë mirë të punoni me dikë që e doni dhe ta mbështetni njëri-tjetrin. Është gjëja më e lehtë e mundshme. Ai me jep ide mua për çdo minutë, kjo është gjë e mirë – ne të dy jemi shenja zjarri”.

Rita pastaj kujtoi këshillën e Prince që ishte “që ju ta zotëroni shefin, para se shefi të ju zotërojë ju”.