MENU
klinika

Bill Clinton tregon takimin e veçantë

“Jetoj në vendin me më shumë shqiptarë në Amerikë”

03.07.2023 - 20:06

Ish presidenti amerikan Bill Clinton e nisi fjalimin e tij në Tiranë me vlerësimin për pritjen speciale që i bëhet sot atij edhe pse vjen si një qytetar pa asnjë pushtet publik.

Ai tregoi një episod nga takimi me disa shqiptarë në Amerikë duke treguar se një javë më parë ata i kanë treguar se çfarë do të bënte ai gjatë vizitës së tij në Tiranë.

“Jam pa fjalë. Mendoj që po të kisha një gjykim shumë të shëndoshë nuk do thosha asgjë, Jam vërtetë pa fjalë. Të gjithë ata që kanë qenë pjesë e kësaj dite, dua t’ju falenderoj për një moment që do ta ruaj si thesar për gjithë jetën time.

Ka më shumë se 10 vite që kur bashkëshortja ime erdhi këtu si sekretare e shtetit. E pyesja gjithmonë si po ndiheshe, si po shkon sepse gjithmonë doja të vija. Edhe pse jam një qytetar pa asnjë pushte mund të flas për këtë çështje në emër të popullit amerikan. Lidhur me këtë për partitë tona politike, dallimet tona filozofike, ndonjëherë edhe kundërshtive tona fetare, ne jemi të angazhuar për lirinë dhe të ardhmen e Shqipërisë.

Jam mirënjohës për atë që kryeministri tha lidhur me Kosovën. Unë dhe Hillary jetojmë në New York që është vendi me përqendrimin më të madh të shqiptarëve të Amerikës. Një javë para se të largohesha po ecja dhe kalova bri tre restorantëve të shkëlqyera shqiptare. Njerëzit dolën dhe të tregonin për axhendën time këtu. E dinin më mirë ata se çfarë do bëja unë këtu. Dua t’i them faleminderit kryeministrit për fjalët që ai tha”, deklaroi Clinton.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Një nga oratorët më të mahnitshëm që ka njohur historia"

Pritja e Bill Clinton, Rama: Ja kam lexuar fjalimet para se të hyja në jetën politike

Basha, Alibeaj dhe një grup deputetësh të PD marrin pjesë në ceremoni

Pritja për ish-presidentin Bill Clinton përpara kryeministrisë