MENU
klinika

Kërkoi ndryshim të masës së sigurisë

Apeli jep vendimin për Safet Gjicin

14.07.2023 - 12:24

Ish-kryebashkiaku Safet Gjici ka dalë sot para Apelit të GJKKo-së.Gjici kërkon masë më të lehtë sigurie se ajo ‘arrest me burg’.

Ndërkohë, në gjykatë sot ka mbërritur edhe Alma K., e cila filmoi Gjicin teksa po kryenin marrëdhënie seksuale në zyrën e Bashkisë së Kukësit. Alma K, kërkon ndryshimin e masës ‘arrest shtëpie’.

Ish-kryebashkiaku i Kukësit ankimoi masën e arrestit me burg, nëpërmjet avokatit të tij, me argumentin se tenderi që flitet në video nuk është shpallur asnjëherë nga bashkia e Kukësit dhe se klienti i tij nuk ka kryer asnjë shkelje të ligjit.

Safet Gjici u arrestua më 24 qershor2023 në Tiranë për korrupsion pasiv pasi dyshohet se ka favorizuar Alma K., duke i ofruar mbështetje financiare, me vendim të Këshillit Bashkiak, mbi një projekt për strehimin dhe kujdesin ndaj qenve endacakë në qytet. Vetë 40-vjeçarja ka pranuar se donte nga Gjici tenderin e qenve, ndërsa ish-kryebashkiaku ka thënë se nuk e ka shkelur ligjin. Të dy kanë pretenduar se kishin një lidhje intime me njëri-tjetrin përpara se të flisnin në zyrën e shtetit për tender e favorizime dhe pasi kishin kryer marrëdhënie seksuale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nën akuzë për korrupsion pasiv/ Sa vite burg rrezikon?

Arrestohet ish kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici

Iu vunë prangat në një lokal pranë shtëpisë

Akuza që çoi në arrestimin e Safet Gjicit