MENU
klinika

“Të shtunën zgjedhjet”

Këshilli Kombëtar i thirrur nga Bardhi, Kryesia e PD: Mbledhja, sajesë. Po e përdor për arsye personale politike

27.07.2023 - 17:00

Disa orë para mbledhjes së Këshillit Kombëtar, njoftuar nga kreu i grupit parlamentar, Gazment Bardhi, vjen reagimi nga Kryesia e PD-së.

Në një deklaratë për mediat Kryesia sqaron se mbledhja e këshillit të Bardhit dhe rregullorja e cituar prej tij është sajesë. Po ashtu në reagim thuhet se demokratët do të zgjedhin kryetarin e PD-së.

DEKLARATA E KRYESISE
Ditën e djeshme me datë 26.07.2023 Komisioni i Apelimit, Integritetit dhe Etikës në Partinë
Demokratike mori në shqyrtim kërkesën e Kryesisë së Partisë për vlerësimin e përputhshmërisë së
Vendimit numër 59, datë 22.07.2023 të Sekretarit të Përgjithshëm me titull “Për thirrjen e mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike të Shqipërisë”.

Në vendimin e shkurtuar, të publikuar mediatikisht, i cili i është dërguar elektronikisht edhe
Sekretarit të Përgjithshëm, Komisioni shprehet se nuk provohet miratimin i kësaj rregulloreje nga
Këshilli Kombëtar duke vendosur edhe shfuqizimin e vendimit të Sekretarit të Përgjithshëm.

Në reagimet e tij pas marrjes dijeni për vendimin e shkurtuar,Sekretari i Përgjithshëm ngre pretendimin se lajmi për miratimin e kësaj rregullore është publik dhe i shpërndarë gjerësisht nga
organet mediatike.
Ky reagim i Sekretarit të Përgjithshëm është një përpjekje për të fshehur të vërtetën e mosekzistencës së rregullores në tërësi dhe pikës 7 të nenit 9 në veçanti. Fakt ështe se nuk ekziston
asnjë akt miratimi i kësaj rregulloreje dhe madje as në draft dokumentin e publikuar në media nuk ekziston asnjë pikë 7 e nenit 9 siç është pretendimi mbi bazën e të cilit është thirrur mbledhja e
Këshillit Kombëtar.

Në këto kushte çdo pretendim i tij për mbledhjen e Këshillit Kombëtar bazuar në këtë pikë të nenit 9 është i sajuar dhe po përdoret nga z Bardhi për arsye personale politike.
Kryerja e veprimeve aktive për organizmin e mbledhjes së Këshillit Kombëtar nga ana e Sekretarit
të Përgjithshëm, në kundërshtim me vendimin e Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikës është shkelje flagrante dhe e hapur e Statutit të Partisë Demokratike.

Partia Demokratike do të vijojë rrugën e saj për riorganizimin dhe ringritjen e strukturave të saj të
çdo niveli. Ky proces është i pashmangshëm dhe i domosdoshëm për rrugëtimin e PD drejt përmbushjes së misionit te saj.
Të shtunën demokratet do të zgjedhin Kryetarin e Partisë Demokratike dhe do të nisin ringritjen dhe riorganizimin e saj.