MENU
klinika

Gent Sejko: Inflacioni ka pësuar rënie

Këshilli mbikëqyrës i BSH nuk ndryshuar normën e interesit

06.07.2023 - 16:54

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka mbajtur dje një konferencë për mediat, teksa është shprehur se inflacioni në Shqipëri ka pësuar rënie. “Inflacioni ka pësuar rënie. Këshilli mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin aktual 3 %.

Të mbajë pandryshuar normën bazë të interesit të kredisë një ditore në nivelin 4 % dhe të mbajë të pandryshuar normën e interesit të depozitës njëditore në nivelin 2 %. Këshilli mbikëqyrës do të monitorojë situatën për të marrë në kohë masat e nevojshme për arritjen e objektivave”, deklaroi ai. Sa i përket kursit të këmbimit, thotë se Banka e Shqipërisë nuk ka bërë ndërhyrje në kursin e këmbimit por ka pasur luhatje të forta kohët e fundit. Megjithatë u shpreh se javën që vjen do të bëjnë takim me bankat e nivelit të dytë për të diskutuar rreth bizneseve që preken nga kursi i këmbimit.

“Ne synojmë të përshpejtojmë ritmin e rritjes ekonomike. Kursi i këmbimit është një nga faktorët që ka ndikuar për të mbajtur inflacionin në kontroll. Ne e bëjmë analizën si të tërë. Edhe Banka e Shqipërisë informon se kursi i këmbimit vjen si pasojë e përmirësimit në balancin e pagesave. Edhe 3 mujori i parë të 2023 tregon se kemi rritje të të ardhurave të hyra nga turizmi që thuajse është dyfishuar, nga investimeve direkte. Kemi blerje të pasurive të patundshme dhe rritje të remitancave. Këto 3 kanale kanë burime të mjaftueshme hyrjesh në valutë të huaj, kryesisht në euro. Për sa kohë që kursi i këmbimit përcaktohet nga faktorë realë, ne nuk shohim arsye për të ndërhyrë në kursin e këmbimit. Ky është qëndrimi i BSH për kursin e këmbimit. Javën që vjen në kemi përgatitur një mbledhje me bankat e nivelit të dytë, për të diskutuar efektet në bizneset që preken nga kursi i këmbimit dhe për të rritur bashkëpunimin mes bizneseve të prekura dhe bankave”, nënvizoi Sejko.