MENU
klinika

"E ftova për drekë kur bënte fushatë kundër meje..."

Kurti nuk e takoi, Rama: S’kam fjalë për ta interpretuar!

06.07.2023 - 21:43

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është shprehur i habitur që nuk është pritur në takim nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ai në Rubikon në Klan Kosova ka thënë se ka provuar që të kishte komunikim me kreun e ekzekutivit kosovar.

“Nuk kam ardhur të shpjegoj, ta interpretoj qëndrimin e Albinit. Gjëja me e rëndësishme sot është që njerëzit të takohen, të flasin, për më tepër kur kanë qëndrime të ndryshme. Duke u takuar mbase e kuptojnë më mirë njëri-tjetrin. Kemi komunikuar, në fakt jam përpjekur të komunikoj, por ka qenë ë vështirë”, është shprehur Rama.

“Ka edhe keqkuptim sikur anulimi i mbledhjes së qeverive ka ardhur si rezultat i masave të BE. Në fakt e kundërta është e vërtetë. Kam kërkuar me insistim nga Albini që të bëjmë një takim të dy bashkë sepse kam dashur t’i përcjell disa shqetësime dhe kam dashur ta lehtësoj pozicionin e Kosovës. Nuk ka qenë i mundur takimi, nuk e di pse. Albini ka qenë shumë i zënë, ka pasë punë të tjera, nuk e di!

“Takimi nuk ka ndodhur. Nuk kam fjalë për ta interpretuar. Çfarë thike është që një mbledhje mes dy qeverish për marrëveshje të dakordësuara të mbahet kur ka gjëra të tjera më me rëndësi. Është e kundërta e thikës. Shtrirja e dorës për të qenë së bashku për ta kuptuar më shumë njëri-tjetrin. Nuk mund të bëhet me ato që dëgjojmë nga televizioni. Ideja që anulimi është thikë, qëndrimi i Kosovës është i duhur dhe gjithë bota e ka gabim. Nuk është kështu”.

Rama shtoi se me Kurtin nuk ka dashur të krijojë kurrë një pengesë në bashkëpunim dhe miqësi. Ai u ndal tek rasti i krijimit të partisë Vetëvendosje në Shqipëri.

“Krijoi parti kundërshtare me partinë time. Bënin fushatë kundër meje dhe unë sërish e ftova për drekë dhe nuk ia përmenda fare punën e partisë dhe ndërhyrjes në zgjedhjet tona” – tha Rama

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN