MENU
klinika

Takohet me ambasadorin britanik

Rama pret konfirmimin për takimin, Kurti ‘injoron’ vizitën e tij

06.07.2023 - 19:02

Kryeministri Albin Kurti sot ka pritur në takim ambasadorin britanik Nicholas Abbott në Qeveri. Zyra e Kryeministrit ka njoftuar për këtë takim, por nuk ka dhënë detaje mbi bisedën e zhvilluar mes tyre.

“Pas takimit që më 26 qershor Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi me Sekretarin për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly në Londër, sot priti në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott. Marrëdhëniet bilaterale, vizita në Londër dhe takimi mes Kryeministrit Kurti dhe Sekretarit Cleverly, si dhe zhvillimet në vend ishin pjesë e diskutimit në këtë takim”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë paralelisht, kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Kosovë, ka përfunduar takimin me presidenten Vjosa Osmani dhe së shpejti pritet të takohet dhe me kryeparlamentatin Glauk Konjufca. Deri atëherë, numri një i qeverisë shqiptare është në pritje të konfirmimit të homologut të tij për t’u takuar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Me shpresë se do të konfirmohet takimi me Kurtin”

Rama vizitë në Kosovë, jep lajmin: Firmosëm 13 marrëveshje

"Bashkëpunimi mes dy shteteve tona…"

Takimi me Ramën në Prishtinë, reagon presidentja Osmani