Publikimi i dokumenteve audio ku janë publikuar bisedat telefonike mes shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila dhe ekstremistit serb Sllavko Simiç është cilësuar si i papranueshëm nga forcat politike. Kreu i lidhjes demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se komunikimi i numrit dy të VV me Milan Radojiçic përmban një vepër penale.
“Besojë që aty janë dy nivele të perspektives që duhet më e parë prej atij përgjimi. E para është penale, sepse komunikimi me një kriminel, me një terrorist është vepër penale. Në cilën botë do të ndodhte që një politikane normal që flet me një terrorist dhe e konsideron si një gjë normale. Momentin e parë që krijon kontakt me një terrorist, gjëja e parë që ish dashtë me ndodhë është me kontaktu Policinë e Kosovës. Se di sa do të ishte e pranueshme me na ardh një telefonat kur t’i flet 3 minuta, 2 minuta, por asnjë minuta, asnjë sekondë me një terrorist. Kjo është vepër penale.”
Abdixiku deklaroi se nëse njëri nga bashkëpunëtoret e tij do ta bënte një gjë të tillë, do ta shkarkonte menjëherë. Në një intervistë për klan Kosova, Kreu i ldk-së foli edhe për diplomacinë e jashtme.
Sipas Abdixhikut, fatkeqësia më e madhe është mënyra se si është udhëhequr politika e jashtme e Kosovës në tri vitet e fundit. Ai ka theksuar se diplomacia evropiane tallet me Gërvallen.
“Fatkeqësia më e madhe që i ka ndodhë Republikës së Kosovës është mënyra se si është udhëhequr politika e jashtme në këto tri vite. Po ju them kështu nga komunikimet që i kemi ne si parti politike me familjen tonë evropiane, EPP. Po ua them kështu prej komunikimeve jozyrtare, diskutimet e ministres sonë të jashtme janë objekt talljeje brenda korit diplomatik evropian”
Kuvendi, sipas abdixhikut, është shndërruar në një arenë të polarizimit, i sponsorizuar nga kryeministri Kurti. Ai ka shtuar se ministrat po vijnë në parlament për TikTok e jo për punë.
“Nga Kuvendi po atakohen të gjithë, përfshirë deputetët, mediat, ambasadorët. Ministrat po vijnë në Kuvend për Tiktok. Për shoë. Ministrat nuk po vijnë për të folur për punë. Për mungesën e barnave, për shembull. Ose për lehtësime biznesore, ta zëmë. Ata po vijnë për propagandë”
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, tha se nuk e përjashton mundësinë e bojkotimit të pjesëmarrjes në seanca të Kuvendit dhe demonstratat.