MENU
klinika

Dallimet mes tyre

Lodhje apo goditje nga dielli? Si t’i kuptoni

16.07.2023 - 17:59

Për shkak të ngrohjes globale, valët e të nxehtit janë bërë edhe më të shpeshta dhe më të rrezikshme. Thënë kjo, për shkak të ekspozimit në diell dhe temperaturave të larta, rritet rreziku i goditjeve nga dielli, që mund të ngatërrohet me lodhjen nga diellit.

Simptomat që lidhen me goditjen ose lodhjen nga diellit mund të jenë shumë serioze. Të paturit ngërç në muskuj mund të jetë treguesi i parë që po përjetoni një gjendje që ka lidhje me të nxehtin.

Lodhja nga dielli mund të shfaqë simptoma si:

– lodhje e përgjithshme
– djersë të vazhdueshme
– puls i dobët, por më i shpejtë
– të përziera ose të vjella
– të fikët
– lëkurë e zbehtë

Goditja nga dielli mund të shfaqë simptoma si:

– temperaturë trupi më shumë se 39.4 gradë Celcius
– puls i shpejtë dhe i fortë
– humbje ose ndryshim i vetëdijes
– lëkurë e nxehtë, e kuqe, e thatë ose e lagur

Shkaqet

Shkaku kryesor është pamundësia e trupit që të ftohet vetë. Djersa është mjeti natyror i trupit për t’ju ftohur. Në mot të nxehtë, trupi mund të ketë vështirësi në prodhimin e djersës së mjaftueshme për t’ju mbajtur të freskët.

Shkaqe të tjera përfshijnë:

– dehidratim
– veshje të papërshtatshme
– konsumim i alkoolit

Faktorët e rrezikut

Mosha: Fëmijët nën moshën 4-vjeçare dhe të rriturit mbi 65 vjeç janë më të rrezikuar.
2. Ilaçe me recetë
3. Mbipesha
4. Ndryshime të papritura të temperaturës

Si duhet të veproni?

Nëse filloni të përjetoni simptomat e mësipërme, përpiquni të gjeni një vend më të freskët nëse është e mundur. Për shembull, nëse jeni jashtë, kërkoni një zonë me hije. Nëse jeni në ambiente të mbyllura, hiqni një shtresë rrobash ose ndizni kondicionerin.

Gjithashtu mund të dëshironi të shtriheni, ose nëse kjo nuk është e mundur, ndaloni aktivitetin. Kjo mund të ndihmojë trupin të rregullojë temperaturën. Pini ujë që të jeni të hidratuar. Nëse keni të përziera ose të vjella, kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore.

Nga shërimi i diarresë tek infeksionet vaginale

Arrat ndihmojnë në shërimin e këtyre sëmundjeve

Flasin mjekët për faktet që duhet t’i dini

A është gjenetike sëmundja e depresionit?