Reperja e njohur shqiptare, Loredana Zefi së fundmi ka qenë një ndër emrat më të përfolur në mediat rozë.
Ndonëse prej kohësh është ndarë nga ish-partneri i saj Mozzik me të cilin ka dhe një vajzë, Hanën, mesa duke reperja ka rigjetur sërish dashurinë.
Kohët e fundit ajo ka postuar në Instagram disa foto në praninë e një djali, ndërsa ka ngritur dyshimet e publikut se ajo mund të ketë gjetur shpirtin binjak.
Në fotot e publikuara shihet qartë ajo duke kaluar me një djalë, imazhin e së cilit krijuesja e hitit “Blicke” e ka mbajtur të fshehtë, ndërsa krahas fotove ka bërë një shkrim që ka ngritur akoma më shumë dyshimet.
“Toscana të dua”, ka shkruar ajo ndërsa krahas saj ka vendosur edhe dy zemra të kuqe.
Ndonëse reperja nuk e ka publikuar imazhin e tij, sipas disa mediave ai është një futbollisti i njohur Karim Adeyemi.
.
Megjithatë një gjë tjetër që ngriti akoma më shumë dyshimet është që Karim ka shokë në Instagram Loredanën dhe vëllezërit e saj, mirëpo nuk dihet nëse reperja dhe futbollisti janë vetëm miq apo mes tyre ka diçka më shumë.