MENU
klinika

Analiza

Lufta e drejtpërdrejtë me Moskën është në derën e Europës…

17.07.2023 - 14:10

Luftë e hapur në horizont midis Britanisë së Madhe dhe Rusisë?

Ky është shqetësimi më i madh i ministrit britanik të Mbrojtjes Ben Wallace.

Ai ka njoftuar se synon të largohet nga qeveria e Rishi Sunak së shpejti, dhe arsyeja është pikërisht rreziku konkret i një konflikti të drejtpërdrejtë ushtarak midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Rusisë.

Disa ditë pasi një shaka e bërë në samitin e NATO-s bëri xhiron e botës, në një intervistë me “Sunday Times”, ministri nënvizoi se “nëse Putin humbet në Ukrainë, ai do të plagoset rëndë”.

“Ai ka ende një forcë ajrore dhe ne shohim marinën e tij duke bërë manovra mjaft agresive”, tha britaniku. Sipas Wallace, në tre deri në katër vitet e ardhshme, Putin mund të jetë në gjendje të reagojë dhunshëm. “Ai nuk ka mbaruar me ne. Ai do të vazhdojë të përpiqet të na akuzojë, siç ndodhi kur vetë qeveria e Moskës përhapi lajmin se britanikët ishin pas komplotit të Prigozhin”, tha Wallace.

FASLANE, SCOTLAND – JULY 29: Commander Justin Codd accompanies Prime Minister Boris Johnson and Defence Secretary Ben Wallace as they visit HMS Victorious at HM Naval Base Clyde on July 29, 2019 in Faslane, Scotland. The PM is due to announce £300m of funding to help communities in Scotland, Wales and Northern Ireland. (Photo by Jeff J Mitchell – WPA Pool/Getty Images)

Sa i përket kërcënimit të përdorimit të armëve bërthamore, ministri argumentoi se nëse ai është zvogëluar, është mbi të gjitha sepse si Kina ashtu edhe India ia kanë bërë të qartë Kremlinit se do të ishte e papranueshme.

Megjithatë, Wallace e konsideroi idenë e përdorimit të armëve bërthamore taktike, “një mallkim për të gjithë”.

Një nga mënyrat se si Rusia mund të përdorte për të gjymtuar Britaninë e Madhe, sipas tij, do të ishte sulmi i kabllove nëndetëse që përdoren pë lidhje komunikimi dhe furnizime me energji.

“Rusia ka një program për të pasur aftësinë për të sulmuar infrastrukturën kritike në shtratin e detit, qoftë fibra optike, gaz dhe naftë. Ata kanë anije dhe nëndetëse për këtë,” paralajmëroi ministri.