MENU
klinika

Analiza

Luftën që nuk e nisi Kim Jong Un, mund ta nisë motra e tij

12.07.2023 - 13:57

Aty ku Kim Jong-un nuk arrin, arrin motra e tij Kim Yo-jong.

Krahu i djathtë dhe këshilltarja e liderit të Koresë së Veriut, duket se ka shpallur haptazi armiqësi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Së fundmi, Yo-jong ka thënë prerazi se “një incident tronditës është i pashmangshëm” nëse aeroplanët e spiunazhit amerikan vazhdojnë të fluturojnë në lindje të gadishullit Korean.

Të hënën më 10 korrik, Pheniani dërgoi avionët e tij përgjues për të pastruar hapësirën ajrore, hapësirë, duhet të specifikohet, që Koreja e Veriut e konsideron zonën e saj ekskluzive ekonomike.

Është një brez i thellë 200 milje detare në brigjet e Koresë së Veriut.

Kim Yo-Jong's Links to North Korea's Secretive Office 39 | Time

Megjithatë, avioni amerikan u rishfaq menjëherë pas kësaj, 400 milje në lindje të brigjeve, sipas propagandës së vendit.

Në total, mbrojtja ajrore e Koresë së Veriut numëroi “8 ndërhyrje amerikane”. Sipas ligjit ndërkombëtar detar, ujërat territoriale të Koresë së Veriut shtrihen për vetëm 12 milje detare ose 22 km.

Pentagoni, i përballur me kërcënimin, u përpoq të qetësonte situatën duke shpjeguar se Shtetet e Bashkuara “si gjithmonë janë të përkushtuara për të fluturuar dhe lundruar në mënyrë të përgjegjshme dhe të sigurt kudo që lejohet nga ligji ndërkombëtar”.A do të mjaftojë? Nuk është “incidenti” i parë që vë përballë dy vendet.

Në vitin 1969, koreano-veriorët rrëzuan një avion zbulues të marinës amerikane që fluturonte mbi Detin e Japonisë për të kontrolluar komunikimet. Asokohe, 31 ushtarë amerikanë në bordin e Lockheed L-1049 Super Constellation u vranë, por SHBA vendosën të mos reagonin me forcë.

Tani, duke marrë parasysh tensionet e vazhdueshme mes dy shteteve, i njëjti reagim nuk është i siguruar.