MENU
klinika

"Nëse dikush na sulmon..."

Lukashenko drejt skenarit ekstrem

07.07.2023 - 09:00

Përveç liderit të Rusisë, Vladimir Putin, edhe Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko kërcënon me përdorimin e armëve bërthamore që mund të shkatërrojnë të gjithë njerëzimit.

Sa i përket transferimit të armëve bërthamore ruse në Bjellorusi, ai tha se ato do të përdoren vetëm për “qëllime mbrojtëse”. “Ne nuk kemi plane të sulmojmë askënd me armë bërthamore”, tha ai, duke theksuar se ato janë vendosur vetëm për qëllime mbrojtëse.

Por në të njëjtën kohë, ai premtoi një përgjigje “të menjëhershme” nëse vendi i tij sulmohet. Pak kohë më parë ministria e Jashtme e Bjellorusisë tha se ishte e detyruar të vendoste armë bërthamore ruse në territorin e saj për shkak të veprimeve agresive të vendeve të NATO-s që po kërcënonin sigurinë e Bjellorusisë.

Minsk tha gjithashtu se planet, të shpallura nga Presidenti rus Vladimir Putin, për të vendosur armë taktike bërthamore ruse në Bjellorusi nuk bien ndesh me marrëveshjet ndërkombëtare të mospërhapjes pasi Bjellorusia nuk do të ketë kontroll mbi armët.

“Bashkëpunimi ushtarak midis Bjellorusisë dhe Rusisë është në përputhje të plotë me ligjin ndërkombëtar. Trajnimi i pilotëve bjellorusë, si dhe vendosja e kokave bërthamore në territorin e Bjellorusisë si dhe aksesi në teknologjinë e duhur nuk bien ndesh me dispozitat e neneve I dhe II të traktatit të mospërhapjes së armëve bërthamore.”

Ministria tha se ishte e detyruar të përgjigjej sepse “masat shtrënguese të njëanshme në politikë dhe ekonomi shoqërohen me rritje të potencialit ushtarak në territorin e vendeve fqinje, anëtarë të NATO-s në afërsi të kufijve tanë.

Duke marrë parasysh këto rrethana dhe shqetësimet dhe rreziqet legjitime në fushën e sigurisë kombëtare që rrjedhin prej tyre, Bjellorusia po ndërmerr veprime të detyruara për të forcuar aftësinë e saj të sigurisë dhe të mbrojtjes.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Ajo që dukej si strategji suksesi, mund të rezultojë dështim"

Çfarë është lufta e Putinit në Siri kundër Amerikës?

Rreziqet katastrofike që e presin Bjellorusinë

Lukashenko “i bëri gropën vetes” me ofertën për Prigozhin