MENU
klinika

Tensionet në Rusi

E konfirmon Lukashenko, Prigozhin është në Bjellorusi

27.06.2023 - 17:28

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksander Lukashenko ka konfirmuar se themeluesi i Wagner, Yevgeney Prigozhin, ka mbërritur në Bjellorusi.

Ai është shprehur për media se ka marrë garanci nga presidenti rus, Vladimir Putin për jetën e tyre.

“Garancitë e sigurisë janë dhënë, ashtu siç premtoi presidenti rus Vladimir Putin. Unë spashë që Prigozhin po fluturonte në bordin e këtij aeroplani – po, me të vërtetë ai është në Bjellorusi sot”, tha ai.

Lukashenko ndër të tjera është shprehur se Bjellorusia nuk po ndërton asnjë kamp për grupin Wagner, por do t’i strehojë ata nëse duan.

“Ne u ofruam atyre një nga bazat ushtarake të braktisura. Ju lutemi, ne kemi një gardh, ne kemi gjithçka vendosni tendat tuaja,” tha Lukashenko, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.

Kujtojmë që pak ditë më parë udhëheqësi i Wagner, Yevgeny Prigozhin bëri thirrje për një rebelim dhe trupat e grupit u nisën në veri nëpër Rusi, drejt Moskës. Mirëpo në momentin e fundit grupi Ëagner u tërhoq duke thënë se “nuk donin që të derdhej gjak”.

Përpos kryengritjes autoritetet ruse kanë deklaruar se grupi Wagner, nuk do të ndiqet penalisht. Rastet kundër grupit mercenar janë mbyllur.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Profili/ Në komunizëm e thërrisnin “Babai”

“Diktatori i fundit i Europës”, që trazoi botën