MENU
klinika

Ulet intensiteti i trazirave në Francë

Macron pritet të takohet me krerët e Parlamentit

03.07.2023 - 12:44

Presidenti francez Emmanuel Macron do të takohet me krerët e të dy dhomave të parlamentit pasi protestat e dhunshme në Francë për vrasjen e policisë ndaj adoleshentit Nahel M duket se po qetësohen.

Mbrëmjen e kaluar policia franceze ka arrestuar 49 persona, duke rënë ndjeshëm nga 719 arrestime një ditë më parë në 1300 vetëm ditën e premte.

Zyra e presidencë njoftoi se Macron do të takohet nesër me kryetarët e 220 qyteteve pas një takimi të krizës të dielën mbrëma me ministrat e qeverisë.

Dhuna në rënie vjen pas thirrjes për qetësi nga gjyshja e Nahelit, 17-vjeçarit të vrarë të martën gjatë një ndalimi trafiku të policisë në një periferi të Parisit.