MENU
klinika

Bashkëpunimi midis dy institucioneve

Marrëveshjet mbi arsimin/ Kushi pret zëvendësministren turke

07.07.2023 - 15:53

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka pritur ditën e sotme në një takim, zëvendësministren e Arsimit të Turqisë, znj. Celile Eren Ökten, për të diskutuar lidhur me ecurinë e marrëveshjeve të përbashkëta në fushën e arsimit, si dhe angazhimin për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy institucioneve.

Përmes një postimi në Facebook, Kushi falenderon delegacionin turk për kontributin e dhënë në Shqipëri dhe mbështetjen e vazhdueshme në projektet e politikat arsimore.

Postimi i ministres Kushi:

Prita në MAS 🤝 Zëvendësministren e Arsimit të Turqisë 🇹🇷 znj. Celile Eren Ökten, së bashku me kryetarin e Fondacionit Maarif z. Birol Akgün dhe Ambasadorin e Turqisë në Shqipëri z. Tayyar Kağan Atay.

Diskutuam mbi ecurinë e 🤝 marrëveshjeve të përbashkëta në fushën e ✍️ arsimit, si dhe u angazhuam për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes institucioneve tona.

🙏 I falënderova për kontributin e dhënë në Shqipëri, si dhe mbështetjen e vazhdueshme në projektet e politikat tona arsimore.

🇦🇱🤝🇹🇷