MENU
klinika

"Absurde, po Vuçiçin?"

Masat ndaj Kosovës, eurodeputeti dhe gazetari gjerman kritikojnë BE

02.07.2023 - 14:17

Gazetari gjerman i “Frankurter Algemeine Zeitung”, Michael Martens, ka komentuar zhvillimet e fundit dhe paralajmërimet se Bashkimi Evropian do ta sanksionojë Kosovën për shkak të mos-shtensionimit të situatës në veri të vendit.

Martens këtë e ka quajtur absurde, ndërsa është shprehur se BE-ja ka kërcënuar me sanksione Qeverinë e Kosovës, por jo edhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiç dhe atë të entitetit Republika Srpska në Bosnjë e Hercegovinë, Millorad Dodik.

‘Për situatën aktuale në Ballkan: BE-ja po kërcënon me sanksione ndaj Qeverisë Kurti në Kosovë, por jo ndaj liderëve serbë Vuçiç dhe Dodik. Kjo është absurde, thënë më butë. Por, duket se ka një shpjegim për butësinë perëndimore ndaj Beogradit’, ka shkruar gazetari gjerman në Twitter.

Ndaj këtyre deklaratave ka reaguar eurodeputeti gjerman, Reinhard Butikofer, i cili ka hedhur dyshime në kredibilitetin e përfaqësuesit të Lartë të Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, në misionin e ndërmjetësimit në dialogun Kosovë-Serbi.

‘Një konkluzion nga tema që shtjelluat, a do të ishte më mirë sikur të ishte një të dërguar special më kredibil’, duke e etiketuar emrin e përfaqësuesit Borrell.

Ndërsa, gazetari gjerman në platformën ‘Thread reader’ ka thënë se presidenti serb Vuçicc përmes strukturave kriminale ka sulmuat ushtarët e NATO-s në Kosovë dhe sipas tij, reagimi i Perëndimit është afër zeros.

Ai gjithashtu ka thënë se Milorad Dodiku, të cilën e ka quajtur aleati më i ngushtë i presidentit rus Vladimir Putin në Evropë, ka thënë se nuk e njeh më Gjykatën Kushtetuese të Bosnje e Hercegovinës. Por, asnjë fjalë për sanksione nga BE-ja.

Sipas gazetarit gjerman, Beogradi është më i përkëdheluri nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kjo siç ka thënë ai, po ndodh për shkak të rëndësisë së armëve që Serbia i ka dërguar në Ukrainë përmes ndërmjetësve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga pezullimi i vizitave bilaterale, te ndalimi i fondeve nga IPA

BE: Qeverisë së Kosovës ia kemi komunikuar masat ndëshkuese

"Shteti ynë nuk bën kompromis"

BE ‘ndëshkon’ Kosovën, reagon Albin Kurti