MENU
klinika

Emrat që abstenuan

Maxhoranca miraton legalizimin e kanabisit, kush janë tre socialistët që dolën nga ‘rreshti’

21.07.2023 - 11:31

Pavarësisht debateve dhe zërave kundër, Kuvendi i Shqipërisë miratoi gjatë natës projektligjin “Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së kanabisit dhe prodhimit të nënprodukteve të tij për qëllime mjekësore dhe industriale”. Ndonëse qëndrimeve kundër të opozitës, e cila shprehu rezervat e saj për këtë projektligj, mes zërave kundërshtues ishin dhe tre deputetë të PS-së, të cilët abstenuan gjatë votimit në Kuvend. Bëhet fjalë për socialistët Fatmir Xhafaj, Pandeli Majko dhe Erjon Braçe.

Ligji u miratua me 69 vota pro, 23 kundër dhe 3 abstenime.

Qëndrimi i opozitës
Opozita shprehu dyshime pse projektligji u miratua me procedurë të përshpejtuar në komisionet parlamentare nga socialistët, dhe nga ana tjetër nuk ka ndonjë studim mbi përfitimet që ka ekonomia e Shqipërisë në raport me rreziqet dhe pasojat sociale, shëndetësore dhe kriminale që sjell përdorimi i marijuanës. Megjithatë shumica socialiste e miratoi projektligjin me votat e saj, për të ligjëruar kultivimin dhe përpunimin e kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale, duke përsëritur se kontrollet do të jenë të rrepta dhe mundësitë e fitimeve financiare dhe punësimi janë të mëdha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Rama duket se këtë herë nuk po luan blofin”

Mediat greke në alarm për lejimin e kanabisit mjekësor

“Qëndrimi i PD, votë kundër dhe betejë…”

Alibeaj për draftin e kanabisit: Rama po i shkon deri në fund marrëzisë