MENU
klinika

U vra nga miku i tij pas sherrit për drogën

Mediat greke publikojnë portretin e 50-vjeçarit shqiptar

15.07.2023 - 10:11

Mediat greke kanë publikuar ditën e sotme fotografinë e 50-vjeçarit, Shpëtim Bajrami, i cili u vra mesditën e së enjtes jashtë një karburanti në zonën e Analipsit, në lindje të Selanikut.

Bëhet fjalë për shtetasin shqiptar, i cili humbi jetën pasi u qëllua nga miku i tij 45-vjeçar, i cili hapi zjarr nga një mjet Peugeot, i cili i përket një gruaje që dyshohet se ka lidhje me të dhe që dyshohet të jetë e përfshirë në trafikun e drogës.

Sipas dëshmisë së autorit, i cili u vetëdorëzua sot, ky i fundit dhe viktima po pinin kafe mesditën e 13 korrikut në një lokal, ku u konfliktuan me njëri-tjetrin.

Më pas kanë hipur në automjetet e tyre dhe janë konfliktuar sërish në një pikë karburanti në zonën e Analipsit, në lindje të Selanikut. 45-vjeçari nga brenda mjetit të tij ka qëlluar me 3 plumba Shpëtim Bajramin, i cili po e godiste me grushte nga xhami i makinës.