Meghan Markle do përballet sërish me gjykatën. Dukesha e Sussex-it po vazhdon të luftojë kundër padisë për shpifje të ngritur kundër saj nga e motra.
Një pretendim për shpifje nga motra e saj daton në mars të vitit 2022. Një vit më pas, Dukesha e Sussex-it është gati të kthehet në sallën e gjyqit për të treguar anën e saj të historisë, duke e mbyllur më në fund çështjen me motrën e saj.
Të dyja palët kanë kërkuar një datë gjykate për të zgjidhur mosmarrëveshjet dhe Meghan me të vërtetë beson se çështja do marrë fund.
Samantha pohon se ajo ishte një figurë kyçe në edukimin e Meghan, si dhe ajo tregon se babai dhe nëna e saj gjithashtu janë portretizuar gabimisht.
“Unë isha me nënën time gjatë javës dhe babain tim në fundjavë, babai im jetonte vetëm dhe ai kishte dy fëmijë të rritur që ishin larguar nga shtëpia e tij”, tha Meghan për Netflix.
Megjithatë, në një regjistrim të Newsweek, Samantha pretendoi se kjo deklaratë ishte mashtrim e se në fakt Meghan jetonte me babanë e saj me kohë të plotë dhe e vizitonte nënën e saj vetëm në fundjavë. Ajo gjithashtu beson se ishte e përfshirë në rritjen e Meghan.
“Kur Meghan ishte në shkollën e mesme Jr., Samantha jetonte me të dhe ishte gjithmonë në shtëpi kur Meghan kthehej nga shkolla,” tha avokati i Samantës për Newsweek.
“Pas shkollës Samantha dhe Thomas Markle e ndihmonin me detyrat e shtëpisë’– thotë më tej avokati.
Data e gjyqit për këtë çështje ende nuk është bërë e ditur.