MENU
klinika

"Nëse dikush ndërhyn në punën tuaj, do jem aty për t’ju mbrojtur"

Ministri Balla takim me efektivët e Policisë Rrugore, i jep porositë

27.07.2023 - 10:05

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka zhvilluar një takim mëngjesin e sotëm me punonjës të Policisë Rrugore në kryeqytet.

Gjatë takimit, ministri Balla i përgëzoi për punën e tyre, ndërsa iu drejtua duke thënë se “nëse dikush ndërhyn në punën tuaj, do jem aty për t’ju mbrojtur”.

Teksa u dha porositë efektivëve të Rrugores, Balla theksoi se policia duhet të jetë një strukturë shtetërore ku prevalon ndershmëria dhe u shërbehet njerëzve.

“Dëgjoj shpesh njerëz që thonë se kur ndodhet një punonjës policie në kryqëzim ka më shumë trafik, kjo nuk është e vërtetë, është thjesht perceptim. E kundërta është e vërtetë, në rast të mungesës tuaj problematikat shtohen. Njësia e policisë rrugore e Tiranës është një nga modelet më të mira. Në ditët me temperature 40 gradë ishit në të gjitha kryqëzimet, duke u shërbyer qytetarëve me ujë të ftohtë. I kujtuat kujtdo se policia është aty për të shërbyer.

Ne duam që policia të jetë një strukturë shtetërore ku prevalon ndershmëria dhe ku i shërbehet njerëzit. Bashkë do të takohemi shpesh, jam nga ata që zgjohen herët kështu që t’ju përgëzoj për punën që bën. Nëse dikush do përpiqet të ndërhyjë në punën tuaj, do jem aty për t’ju mbrojtur dhe në krahun tuaj.

Kemi rritje të numrit të aksidenteve por kjo nuk vjen për faj të Policisë Rrugore, por duhet të rrisim intensitetin tonë të kontrollit në mënyrë që njerëzit të ndërgjegjësohen.

Ndoshta do ju bezdis por do të jem shumë shpesh në takime të tilla, por edhe ju keni nevojë për më shumë mbështetje e inkurajim”, tha Taulant Balla.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Balla takim me drejtuesit e Policisë së Korçës

“100 banesat e para do t’u jepen familjeve të reja të policëve”