MENU
klinika

Kur do zbatohet

Ministria e Financave paralajmëron taksën e pasurisë!

04.07.2023 - 12:21

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj në një deklaratë për mediat ka komentuar rritjen e pagave për administratën dhe zyrtarët e qeverisë, ku tha se kjo e fundit pritet të sjellë në buxhetin e shtetit një efekt prej 11 miliardë lekësh.

E pyetur nga gazetarët se çfarë parashikon taksa e pasurisë, pas ligjit për tatimin mbi të ardhurat ministrja tha se do të ketë një vlerësim të ndërtesave dhe pronave në bazë të tregut dhe do të nisë të zbatohet në vitin 2026.

Sakaq lidhur me legalizimin e kanabisit mjekësor, ministrja Ibrahimaj tha se nuk është e nevojshme të ketë diskutime pasi ai është një sektor i ekonomisë dhe sjell të ardhura në buxhet.

A do të ketë rritje taksash për të balancuar rritjen e pagave?

Për 8 muajt e vitit 2023 efekti pritet të jetë 11 miliardë lekë, ndërsa për vitin 2024 do të ketë një efekt 11 miliardë lekë, ndërsa më tutje do të jetë total 39 miliardë lekë. Diferenca mes administratës dhe ministrave dhe presidentit është e madhe, përbën rreth 11.5% ndërsa 98% të totalit e përbën administrata. Ne prej vitesh në bashkëpunim me FMN, ne kemi parashikuar disa masa për reduktimin e disa normave favorizuese të taksave në disa sektorë të caktuar. Pra këto masa ndërmerren jo vetëm për të përballuar rritjen e pagave por dhe për të rritur treguesin për prodhuesin e brendshëm bruto, të cilat lidhen qoftë dhe me ligjin e tatimit mbi të ardhurat por dhe me taksën e pasurisë apo tatime të tjera, që do ndikojnë në performanëcën për mbledhjen e të ardhurave.

Çfarë do ndryshojë për taksën e pasurisë? Po ligjin për kanabisin mjekësor, keni pasur konsensus nga ndërkombëtarët?

“Ende nuk kemi një draft për taksën e pasurisë, por një produkt të hartuar dhe jemi ende në konsultim, jemi duke punuar për të marrë ekspertizën e duhur që kjo reformë madhore të respektohet sa më mirë. Është një taksë që do marrë kohën e vetë për tu implimentuar, pritet të vendoset në fuqi në vitin 2026, vlerësim i ndërtesave, pronave në bazë për vlerën e tregut. Kjo është dhe arsyeja që ne kemi marrë punën herët. Është reformë madhore që duhet bërë në kohën e duhur. Lidhur me ligjin e kanabisit unë si ministre gjykoj që ai ligj sjell një impuls të shtuar në ekonomi dhe nuk besoj se duhet të ketë debate rreth miratimit të tij, është një sektor i ekonomisë”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Intervista e ish-zv. ministrit të Financave

“Amnistia fiskale, produkt i aleancës me biznesin kriminal”