MENU
klinika

"Nuk merret në konsideratë"

Ministrja e Jashtme e Kosovës injoron draftin e Ramës

13.07.2023 - 12:40

Ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla ka komentuar ‘përplasjen’ Rama-Kurti pas dërgimit të draftit për asociacionin në kancelaritë europiane nga kryeministri shqiptar. Në një intervistë për Euronews, Gërvalla u shpreh se Rama nuk mund të sillet me Kosovën si i dërguar i BE, pasi Kosova, Shqipërinë nuk e sheh si pjesë të skenës ndërkombëtare, por si shtetin motër.

“Nuk mund të sillet Rama me Kosovën siç sillet përfaqësuesi i BE se ne kemi qytetarë në të dyja anët e kufirit dhe jo vetëm duhet të forcojmë bashkëpunimin por mund të bëhemi shembulli më i mirë. Nuk i takon as kryeministrit të Shqipërisë dhe kryeministrave të vendeve të tjera në rajon të na tregojë ku duhet të qëndrojnë kryetarët e komunave të zgjedhur më votë. Jemi mirënjohës për ata që përpiqen të kontribuojnë po kontributi nuk jepet duke anuluar mbledhje apo duke deponuar drafte në Berlin e Francë, por duke u ulur së bashku dhe duke gjetur zgjidhje që funksionojnë”, tha Gërvalla.