MENU
klinika

"Sjell bashkëpunim më të ngushtë edhe në arsimin e lartë"

Ministrja Kushi firmos Memorandumin e Mirëkuptimit me British Council

21.07.2023 - 16:27

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi nënshkroi sot Memorandumin e Mirëkuptimit me British Council për thellimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit.
Gjatë takimit me përfaqësues të British Council dhe Ambasadorin e Britanisë Alastair King-Smith ministrja Kushi nënvizoi rëndësinë që ka kjo marrëveshje për të çuar përpara projektet e përbashkëta në arsimin parauniversitar, si dhe do të rrisë bashkëpunimin në arsimin e lartë atë lartë.

POSTIMI I PLOTË I MINISTRES KUSHI

Nënshkruam sot Memorandumin e Mirëkuptimit me British Council në fushën e arsimit, i cili përveçse çon përpara projektet e përbashkëta në arsimin parauniversitar, gjithashtu i hap rrugën edhe një bashkëpunimi më të ngushtë në fushën e arsimit të lartë.

Në fokus të bashkëpunimit do të jenë:
– trajnimi i mësuesve të gjuhës angleze dhe përfshirja e tyre në Platformën Rrjetëzuese të British Council,
– zhvillimi i kapaciteteve për drejtuesit e shkollave dhe mësuesit e ciklit fillor,
– forcimi i bashkëpunimit në fushën e ndërkombëtarizimit mes universiteteve shqiptare dhe britanike,
– organizimi i konferencave ose seminareve të përbashkëta,
– nxitja e shkëmbimit të studentëve dhe stafeve akademike.

I falënderova përfaqësuesit e British Council dhe Ambasadorin e Britanisë Sh.T.Z. Alastair King-Smith për kontributin me vlerë në zbatimin e projektit “Shkollat e Shekullit 21”, një nga programet më të suksesshme për nxitjen e mendimit kritik tek nxënësit dhe aftësitë për zgjidhjen e problemeve, nga i cili kanë përfituar 1191 shkolla, 120 mijë nxënës dhe 6 mijë mësues.