MENU
klinika

Emrat e rinj në disa departamente dhe drejtori

Ndryshime në strukturat e Policisë së Shtetit

21.07.2023 - 18:51

Disa ndryshime kanë ndodhur gjatë ditës së sotme në strukturën drejtuese të Policisë së Shtetit.

Sipas burimeve për Panorama TV, bëhet me dije se 6 drejtori, departamente e Komisariate janë emëruar drejtues të rinj.

Këto lëvizje vijnë pas emërimit të Taulant Ballës në postin e ministrit të Brendshëm, të cilin më herët e mbante Bledi Çuçi, i shkarkuar nga kryeministri Edi Rama.

Emrat e rinj në disa Departamente dhe Drejtori:

-Vilson Bala – Drejtor i Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale.

-Arben Dashi – Drejtor i Krimeve në Volum në Departamenti i Sigurisë Publike me strukturën e re.

-Edvin Ndreu – Shef, Komisariati nr. 6

-Artan Bajraktari Drejtor i DVP Kukës

-Oli Bistri specialist te Drejtoria e Krimeve në Volum.

-Lutfi Minxhozi Drejtor i Europol në PSh