“Twitter” po shqyrton një veprim ligjor kundër “Meta”-s për aplikacionin e tij rival, “Threads”, i cili po tërheq miliona përdorues drejt vetes.
“Threads”, i cili u lançua për miliona përdorues të mërkurën, është i ngjashëm me “Twitter” dhe është paraqitur nga pronarët e “Meta”-s si një alternativë “miqësore”.
Elon Musk i “Twitter” tha se “konkurrenca është e mirë, por jo mashtrimi” – por “Meta” mohoi pretendimet në një letër ligjore se ish-stafi i “Twitter”-it ndihmoi në krijimin e “Threads”.
Më shumë se 30 milionë njerëz janë regjistruar në aplikacionin e ri, sipas “Meta”-s.
Në një lëvizje të raportuar fillimisht nga gazeta “Semafor”, avokati i “Twitter”-it, Alex Spiro, i dërgoi një letër CEO-s së “Meta”-s, Mark Zuckerberg, të mërkurën, duke akuzuar Metën për “keqpërdorim sistematik, të qëllimshëm dhe të paligjshëm të sekreteve tregtare të “Twitter” dhe pronave të tjera intelektuale” për të krijuar “Threads”.
Konkretisht, Z. Spiro pretendoi se “Meta” kishte punësuar dhjetëra ish-punonjës të “Twitter”, të cilët “kishin dhe vazhdojnë të kenë akses në sekretet tregtare të ‘Twitter’ dhe informacione të tjera shumë konfidenciale” që në fund e ndihmuan “Meta”- të zhvillonte atë që ai e quajti aplikacionin “copycat” Threads.
“’Twitter’ synon të zbatojë rreptësisht të drejtat e tij të pronësisë dhe kërkon që ‘Meta’ të ndërmarrë hapa të menjëhershëm për të ndaluar përdorimin e çdo sekreti tregtar në ‘Twitter’ apo informacione të tjera tepër konfidenciale”, thuhet në letër.
“’Twitter’ rezervon të gjitha të drejtat, duke përfshirë, por pa u kufizuar në të drejtën për të kërkuar si mjete juridike civile ashtu edhe masa ligjore pa njoftim të mëtejshëm.”/ CNA