Prej disa ditësh, në median rozë u përfol se miqësia mes Don Xhonit dhe Butrint Imerit kishte marrë fund.
E dyshime lindën fillimisht për shkak të mungesës së reperit në festën e ditëlindjes së Butrintit, që e realizoi në jug të Shqipërisë pak javë më parë.
Dyshja në fjalë larguan gjithashtu njëri-tjetrin për një kohë edhe nga rrjetet sociale, duke i shtuar akoma më shumë dyshimet.
Mirëpo së fundmi, ata kanë vërtetuar se mes tyre shoqëria vazhdon e se nuk kanë qenë zënë asnjëherë. Gjatë një mbrëmjeje në Pejë, ku të dy bashkë kanë qenë të ftuar për të performuar, Don Xhoni prezantoi Butrintin në skenë dhe më pas janë shfaqur të dy të përqafuar, duke interpretuar para publikut këngën e tyre të përbashkët “Corazon”.
Don Xhoni i thotë publikut që ata nuk do ndahen kurrë e se zënka e tyre ishte një “mashtrim”.