MENU
klinika

Tregon lëvizjen e radhës

Pas dështimit të takimit me Albin Kurtin, Rama publikon foton nga Kosova

07.07.2023 - 10:16

Pas dështimit të takimit me Albin Kurti, kryeministri Edi Rama është larguar nga Prishtina.

May be an image of 1 person, suit and the Oval Office

Kreu i qeverisë shqiptare publikoi foton nga Kosova dhe tregoi lëvizjen e radhës.

Rama shkroi se destinacioni është Sarajevës për ditën e dytë të takimeve në rajon, në kuadër turit ballkanik.

“MIRËMËNGJES dhe me një përshëndetje për krejt Kosovën, vazhdojmë drejt Sarajevës për ditën e dytë të takimeve në rajon“, shkroi Rama.

Me turin e ndërmarrë në 5 vendet e Ballkanit Perëndimor, kreu i qeverisë bëri ndalesën e radhës në Prishtinë ku kishte planifikuar një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Por ky i fundit i vendosi kusht, duke thënë se nuk do të bënte takim kokë më kokë me kryeministrin Edi Rama nëse nuk mbahej mbledhja e dy qeverive e anuluar në 14 Qershor në Gjakovë.

Pas Shkupit ku u prit nga homolgu maqedonas, Rama udhëtoi drejt Prishtinës ku takoi Presidenten Vjosa Osmani dhe kryetarin e kuvendit Glauk Konjufca.
Përpara nisjes së vizitave Rama bëri lëvizjen e fundit për të përmbushur kushtin që Albin Kurtit i vendosi një ditë më parë, dorëzimin në ministrinë e jashtme në Kosovë të 13 marrëveshjet e mbledhjes së dy qeverive të firmosura nga ana jonë.
Por as ky veprim nuk bindi Albin Kurtin për një takim me Edi Ramës. Pritësja e tij ishte Vjosa Osmani, por qëllimi i Ramës në Prishtinë ishte edhe takimi me kryeministrin Albin Kurti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"E ftova për drekë kur bënte fushatë kundër meje..."

Kurti nuk e takoi, Rama: S’kam fjalë për ta interpretuar!