MENU
klinika

Detaje që jo të gjithë i dinë!

Pas në të shkuarën e Dafina Zeqirit

23.07.2023 - 11:43

Si rrallëherë Dafina Zeqiri është “zbërthyer” në një intervistë me gazetarin Berat Buzhalën. Në këtë dalje të saj artistja ka bërë një rrëfim personal mbi jetën e saj, duke na treguar shumë detaje që mbase jo të gjithë i dinë rreth saj.

Si fillim ajo ka folur për vitet e saj të adoleshencës, ku rrëfeu se para se të fillonte karrierën ka përjetuar momentin më të vështirë në jetë.

“Para se ta filloja karrierën kam përjetuar momentin më të vështirë. Ka ndodhur kur kam qenë 16 vjeçe, kam përjetuar shumë trauma. I kam kaluar si fëmijë dhe nuk kam pasur nevojë që të shkoj dhe të kërkoj ndihmë mjekësore. Mbas asaj vetëm plumbi në ballë mundet që të më ndalojë”, tha këngëtarja e njohur.

Më tej Dafina u ndal tek fillimet e karrierës, ku u shpreh se as ajo vetë nuk e di se kur është bërë e famshme:

“Unë as nuk e kam kuptuar kur jam bërë e famshme. Kur i ka ra të fikët dikujt para meje kam thënë: Pse? Kur dikush qante pas meje thoja: Çfarë ka ndodhur? Dhe më thonin Dafina a e di çfarë ke krijuar dhe çfarë po ndodh me ty dhe rreth teje?”

Për ju që nuk e dinit, artistja e njohur ka qenë vetëm 15 vjeçe kur ka udhëtuar drejt Tiranës për të regjistruar këngën e saj të parë në shqip.

“Kam qenë 15 vjec kur e kam regjistruar këngën time të parë në shqip në Tiranë e cila titullohet “Harrimi i dashurisë”,”-tha Daffi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kjo verë po, që do të jetë një hit!

Bëhen bashkë Dafina Zeqiri, Ledri dhe…

Mërziti fansat e saj më të mirë

Anuloi koncertet, Dafina Zeqiri tregon arsyen

“Ka ardhur koha të kujdesem për veten”

Çfarë po ndodh me Dafina Zeqirin?